Deda: Ne mund të dalim nga Kuvendi kur të votohet qeveria

Aktuale June 22, 2017 - 19:05

Deputeti i zgjedhur nga Alternativa në kuadër të koalicionit LAA, Ilir Deda, ka thënë se të gjithë 30 deputetët e LAA-së mund të dalin nga salla e Kuvendit kur të votohet formimi i Qeverisë.

Këto komente Deda i ka bërë në emisionin “InfoBox” të Dukagjinit.

Sipas tij, PAN-I nuk do ta ketë aspak të lehtë për krijuar qeverinë pasi që është shprehur i bindur se asnjë nga deputetët e LAA-së nuk do ta mbështes. “Asnjë nga deputetët e LAA-së nuk do ta mbështesë qeverinë e PAN-it. Nuk do të ketë asnjë kontrabandim të deputetëve. Ne edhe mund të dalim nga Kuvendi kur të votohet qeveri dhe pastaj e shohim se kush i ka numrat”, ka thënë Deda, transameton zeri.info.

Sipas tij, edhe nëse PAN-i arrin të formoj qeverinë me kontrabandim të ndonjë deputeti, ajo nuk do të ishte legjitime e as nuk do të gëzonte mbështetje ndërkombëtare./Zeri/