Juniku shpallet Komuna më e mirë në Kosovë

Aktuale June 22, 2017 - 17:28

Komuna e Junikut u shpall Komuna më e mirë në Kosovë ndër të gjitha Komunat e Kosovës në përformancen e treguar në qeverisje lokale.

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi është shprehur i lumtur lidhje më këtë, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët e Junikut dhe punonjësit e Komunës së Junikut për kontributin e tyre të dhënë në përmirësim të shërbimeve dhe qasjes mjaft transparente që kemi treguar së bashku.

“Është një ndjenjë e veçantë, ndjenjë krenarie por njëkohësisht përgjegjësi dhe motivim të jesh i pari në qeverisje lokale në Republikën e Kosovës. Mirënjohje dhe falënderim për bashkëqytetarët e jashtëzakonshëm të Junikut, zyrtarët dhe drejtorët e komunës, bashkëpunëtoret dhe miqtë, vendor e ndërkombëtar, në veçanti ata të MAPL-së dhe Unionit Evropian”, është shprehur Kuçi. 

Image