Kryemadhi, Tahirit: E përshëndes me këngën 'Mos pi mall, bëj palestër'

Aktuale June 22, 2017 - 15:04

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shpërndarë një këngë në rrjetin social “Facebook”, me anë të së cilës thotë se “përshëndet” ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Kënga e shpërndarë nga ajo është “Mos pi mall, bëj palestër”.

“Përshëndes Saimir Tahirin me këngën ‘Mos pi mall, bëj palestër’. Suksese në jetë dhe shihemi më datë 26 qershor”, ka shkruar Kryemadhi në FB, shkruan gazeta Shekulli.

Ky reagim i saj vjen menjëherë pasi Tahiri hodhi akuza në drejtim të LSI-së. Më herët, Lëvizja Socialiste për Integrim kishte thënë se njerëz të Tahirit blejnë vota në Vorë.

Image