Fisnik Ismaili LDK-së: Do ta varrosni veten…

Aktuale June 22, 2017 - 14:29

Kandidati për Deputet i VV-së, Fisnik Ismaili ka aluduar se LDK do të varroste veten në rast se do të votonte kandidatin e PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, Ramush Haradinaj. 

Sipas tij, votimi i kreut të AAK-së për shef të ekzekutivit është traditë e partisë që themeloi ish-presidenti Ibrahim Rugova. 

“S'po ju marr vesh juve të LDK-së... I kapeni Lëvizjes për frymën rugoviane, derisa vetë Rugova e pat ba Ramushin kryeministër herën e kalueme. Tash, ose vazhdone traditën e bëjeni Rambon prapë, e përfundimisht varrosne veten, ose mundonu një herë në jetë me qitë në dritë diçka, e me ju pa më në fund hajrin qeky popull. Ose shkojmë në zgjedhje, more... Veç masnej s'ka me kajtë”, ka shkruar Ismaili në "Facebook". 

“Përkujtim: Bajram Kosumi ka qenë poashtu produkt i jueji”, përfundon ai.