Sejdiu: Me Vetëvendosjen kemi gjetur shumë pika të përbashkëta (VIDEO)

Aktuale June 20, 2017 - 20:18

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, është i ftuari i radhës në për intervistë në studion e gazetës “Zëri”.

Gjatë intervistës për “Zërin” Sejdiu  mes tjerash ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend. Ai ka thënë se shpreson që koalicionin i tyre, të marrin një kahje të përbashkët duke mbështetur Vetëvendosjen në formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se me Vetëvendosjen kanë gjetur shumë pika të përbashkëta.

“ Qëllimi jonë është të vazhdojmë më këtë kahje, shpresoj që vendimi i përbashkët i koalicionit  që të vazhdojmë rrugën së bashku më Lëvizjen Vetëvendosje, ku kemi gjetur shumë pika të përbashkëta. Në do të insistojmë në atë drejtim”, ka thënë Sejdiu.