Do lansohet punëtoria e parë me temë 'Informimi i prindërve , problemet e fëmijeve në të folur'

Aktuale June 20, 2017 - 20:05

Instituti kosovar për Logopedi do lanson puntorin “Informimi i prindërve, fëmijet me probleme në të folur” në kuadër të projektit “Ditë Informuese” projekt ky i mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

Kjo puntori do të mbahët me datën 29 qershor 2017 në Ministrin e Arsimit Shkences dhe Tekonologjis duke filluar nga ora 12:00 -15:00.

Në panel për diskutim janë z.Miran Xhelili Logoped, znj. Leonora Shabani themeluse e OJQ Down Syndrome dhe udhëheqëse e grupit mbështetës të prindërve dhe z.Visar Sadiku Psikolog.Në anën tjetër Drejtoresha egzekutive e OJQ Instituti kosovar për Logopedi shprehet duke thënë se Logopedia është shkencë që nuk është e promovuar mjaftueshem kështu projekti “Dite informuse” do të ketë në vete disa puntori me tema të caktuara që do jene mjat aktuale në vendin tonë.

Të gjithë të interesuarit si , prindër me fëmijë në  probleme në të folur, staf i mjekësisë familjare, prindër që duan të informohen më shumë për logopedin, student të logopedisë, student të psikologjis ftohën të  marrin pjese në këtë puntori.Me mundësinë të paraqesin dhe diskutojnë shqetësimet e tyre në lidhje me temën e cekur më larte.Qëllimi i kësaj puntorie është : Informimi i prindërve me fëmijët qe kanë probleme në të folur, si dhe hapat që duhën të ndjeken nga prinderit, duke pasur parasysh rendesin e punës në shtëpi dhe rezultatet e pritura -shprehet znj.Uka.

Për të gjithë të intersuarit për pjesmarrje të kontaktojn në e-mail [email protected] ose ne numrat kontaktues :+377 44 381-369 / +386 49 191 450.