Zeka: 15 deputetë të LAA-së do ta mbështesin Haradinajn për kryeministër

Aktuale June 20, 2017 - 19:38

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e nevojshme për ta bërë qeverinë e re të vendit.

“Ramush Haradinaj, në bazë të informacionit unë që e kam, i ka votat, i ka numrat”, ka thënë Zeka në RTV Dukagjini.

Sipas tij, PAN, që do t’i ketë 39 deputetë në Kuvendin e ri, llogarit në votat e 15 deputetëve nga partitë e tjera për formimin e qeverisë së re.

Haradinaj “39 deputetë i ka, edhe nja 15 janë diku me të cilët ka biseduar, minimum 15 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka treguar Zeka.

“Katër deputetë të Behgjet Pacollit, plus dy, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda, a po bëjnë gjashtë, edhe nja 10 i merr prej LDK’së dhe bëhet qeveria”, është shprehur ai.

Zeka ka thënë se këta deputetë do ta mbështesin Haradijan për kryeministër, për interesa të Kosovës, pa i pyetur partitë e tyre.