Mustafa: LDK në Qeveri vetëm nëse do ta ketë postin e Kryeministrit

Aktuale June 20, 2017 - 19:17

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se kjo parti do të hyjë në Qeveri vetëm nëse do të udhëheq me Qeverinë. Tha se nëse kjo nuk do të bëhet, kjo parti do të mbetet në opozitë.
Ta udhëheqin qeverinë ose do të zgjedhin opozitën. Këto janë dy opsionet e vetme që Lidhja Demokratike e Kosovës i ofron pas rezultateve të 11 qershorit.

Kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa, ekskluzivisht në Rubikon të KTV-së, ka bërë të ditur se në mungesë të një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, ku timonin e udhëheqjes e merr LDK'ja, ata shkojnë në opozitë.

E për biseda janë të hapur për të gjithë, përpos Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në asnjë rast”, ka ritheksuar kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa, nuk bën asnjë lloj marrëveshje me PDK-në. LDK-ja nuk ka vota as për Haradinajn e as për Kurtin kryeministër.

Sipas kësaj, Mustafa ka thënë se pas certifikimit të rezultateve, do të jenë të hapur për bisedime, mirëpo, me asnjë kusht që LDK'ja t’i bashkohet ndonjë liste. Aty ku ka PAN, ka thënë Mustafa, nuk mund të ketë asnjë lloj marrëveshje. Ata i quan si fitues të humbjes, nëse, siç thotë ai, ekzistojnë të tillë.