Flet Bashkësia Islame e Kosovës: Fiter Bajrami mbahet në datën e paraparë

Aktuale June 20, 2017 - 19:04

Thashethemet e përhapura tek një pjesë të qytetarëve për ndryshim të datës së ‘Natës së Kadrit’ dhe po ashtu festës së Fiter Bajramit, i ka demantuar Bashkësia Islame e Kosovës.

Shtyrja e datës së natës së madhe apo siç njihet ndryshe ‘Nata e Kadrit’ nga data 21 sa figuron në vaktinë e Ramazanit për një ditë më pas dhe shtyrja e festës së Fiter Bajramit nga dita e dielë për ditën e hënë, doli të jetë lajm i pavërtetë ky i cili ka qarkulluar gjatë ditës së sotme tek një pjesë e qytetarëve.

“Gazeta Blic”ka kontaktuar Bashkësinë Islame e po ashtu edhe Myftiun Naim Terrnava por në pa mundësi të kontaktimit me të është lajmëruar një nga kujdestarët e BIK-ut, cili tha se nuk ka asgjë të vërtetë, “si Nata e Kadrit ashtu edhe dita e Fiter Bajramit mbahen në ditën e paraparë.”

Nata e Kadrit për të gjithë agjëruesit është nata më e shenjtë.