Takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Aktuale June 20, 2017 - 18:29

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret nesër në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Takimi me përfaqësuesit e subjekteve politike do të jetë i hapur për media dhe do të fillojë në ora 9.00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.