Haradinaj flet për krijimin e Qeverisë

Aktuale June 20, 2017 - 13:23

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe mandatari i koalicionit PAN për kryeministër, ka thënë se po e presin certifikimin e rezultateve, për veprime të mëtutshjeshme.

Këto veprime sipas tij do të bëhen sipas Kushtetutës së vendit, njofton Klan Kosova.

Kështu tha Haradinaj në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve dhe Ditës së Kthimit nga Eksodi i vitit 1999, ku Departamenti i Diasporës pranë AAK-së, hapën ekspozitën me fotografi nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Kosovë.

Haradinaj, tha se nuk duhet harruar vuajtja e atyre që lanë vendin dhe se duhet të punojnë që kosovarë të tjerë të mos ta lënë vendin.