'Vetëvendosje mori vota aksidentalisht'

Aktuale June 19, 2017 - 18:35

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Bekim Haxhiu, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se rritja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit ishte vetëm aksidentale dhe asgjë më shumë.

“Në Vetëvendosje kanë marrë vota aksidentale, rritja e VV-së është rritje aksidentale, par krijimit të blloqeve të mëdha”, pohoi Haxhiu.

Ai shton se ky aksident ishte pasojë e krijimit të dy blloqeve PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR.

“Një pjesë e qytetarëve e kanë dhënë votën për shkak të këtyre blloqeve. Por, nëse futemi veç e veç si parti politike në zgjedhje, atëherë PDK fiton bindshëm”.

Sa i përket koalicioneve të PAN-it me Vetëvendosjen, apo LDK-AKR-në, atëherë ata të pranueshme e shohin vetëm këtë të dytën.

“PAN nuk bën koalicion me Vetëvendosjen, nuk përputhen programet tona, ata janë subjekt i majtë dhe ne nuk e kemi komoditetin që të kthehemi në një sistem diktatorial”.

“Me LDK-në kemi qenë në qeverisje, programet tona përputhen. Por, nuk mund të flas për LDK-në pasi nuk më takon, por ata e kanë dëshmuar që kur janë në pyetje çështje për vendin ata kanë bashkëpunuar me PDK-në”.