'Kosova nuk rrezikohet nga sulmet terroriste'

Aktuale June 19, 2017 - 16:23

Vdekja e Lavdrim Muhaxherit në Siri është paralajmëruar që Ballkanin do ta “prekin” sulmet e mundshme terroriste, përfshirë edhe Kosovën.

Por se sa është Kosova e prekur nga këto sulme, Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë politike e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë për Ekonomia Online se Kosova asnjëherë nuk ka qenë e rrezikuar nga këto sulme.

Megjithëse, edhe pse Kosova nuk është e rrezikuar si vendet e tjera, ajo thotë i kanë marrë masat me organizmat përkatës.

“Mënyra se si po punohet në këtë institucion është sikur nuk ka ndryshuar asgjë, sepse edhe pse jemi në pritje të krijimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve të 11 qershorit, të gjitha detyrat dhe obligimet që ne i kemi duhet t’i kryejmë deri në momentin që kemi një ndërrim të qeverisë. Sa i përket terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ne jemi duke vazhduar me masa e përpjekje të njëjta që i kemi bërë deri më tash. Ne nuk kemi informacione që brenda Kosovës mund të ketë sulme të tilla. Edhe pse ne nuk jemi të rrezikuar si vendet e tjera, por kemi marrë masat me organizmat përkatës”, ka thënë ajo.

Mjekiqi ka potencuar që më e rëndësishmja e MPB-së është të punohet në parandalimin e rekrutimit të personave të cilët marrin rrugën për në Siri.

“Për neve kjo është më e rëndësishmja që të bëjmë parandalimin e rekrutimit të pjesëtarëve të cilët shkojnë në Siri. Pra, të mos vijmë në situatë të tilla që të rinjtë tanë të mos e lëshojnë prapë vendin që të jenë pjesë e luftërave në Siri”, ka shtuar ajo.