Tafili:LAA, po mbështet PAN-in

Aktuale June 19, 2017 - 15:50

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Tafili, ka reaguar ndaj hezitimit të koalicionit LAA për të bërë koalicion me Vetëvendosjen. Sipas tij nëse LAA nuk bën koalicion me VV, i bie qe siç tha ai të mbështetë formimin e qeverisë nga PAN.

“Nëse LAA nuk pranon te formojë qeverinë me Vetëvendosjen!, atëherë i bie qe po mbështet formimin e qeverisë nga PAN-i”, ka shkruar Tafili në rrjetin social “Facebook”, transmeton “Zëri.Info”.

Ai tutje ka thënë se PAN nuk mund të formojë qeverinë pasi siç tha ai edhe po ta bënte do të ishte jetëshkurtër.

Ja edhe postimi i tij i plotë:

Nëse LAA nuk pranon të formojë qeverinë me Vetëvendosjen!, atëherë i bie që po mbështet formimin e qeverisë nga PAN-i.

PAN-i nuk mund ta formojë qeverinë. Edhe po të bënte ndonjë përpjekje, duke manipuluar ndonjë deputet nga LAA-i, do të ishte jetëshkurtër dhe jofunksionale.

Pa Vetëvendosjen! ne krye, s'ka qeveri!