Reshitaj nuk e di se sa deputetë do të ketë AKR-ja në kuvend

Aktuale June 17, 2017 - 14:41

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa vlerësohet se i ka fituar rreth 30 deputetë në Kuvendin e Kosovës, mirëpo ende nuk dihet se sa deputetë kanë fituar partitë tjera brenda koalicionit.

Zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Albena Reshitaj, gjatë një interviste për gazetën “Zërin” ka thënë se janë në pritje të të dhënave nga KQZ-ja

Zëri: Pasi që koalicioni LDK-AKR vlerësohet se i ka fituar rreth 30 deputetë. Sa deputetë i ka fituar AKR-ja dhe cilët do të jenë deputetët e rinj nga partia juaj?

 Reshitaj: Tash për tash mund ta marrim si të dhënë zyrtare, si koalicion LDK-AKR, që kemi fituar 30 deputetë, ndërkaq sa u përket numrave të deputetëve të partive politike brenda koalicionit jemi në pritje të të dhënave zyrtare nga KQZ-ja, ku ende nuk ka përfunduar numërimi final i votave. Përndryshe AKR-ja është një parti liberale dhe brenda saj ka kandidatë kualitativë të të gjitha moshave dhe ekspertë të fushave të ndryshme, fakt ky që na bën optimistë që do të kemi edhe numër të konsiderueshëm të deputetëve.