‘Balena Blue’, 28 vjeçari nga Durrësi mbërrin deri në nivelin e 40-të (FOTO)

Aktuale June 16, 2017 - 23:26

Një tjetër denoncim është bërë sot për një djalë 28 vjeç që ka rënë në kurthin e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”.

Kolegët e tij të punës kanë dërguar fotot në “Jeta Osht Qef” dhe thonë se e zbuluan rastësisht shokun e tyre me krahë të gjakosur.

Djali punon në call center dhe u ka treguar miqve të tij se është në nivelin e 40-të të lojës.

Denoncimi: “Një djalë te puna ime që punon në call center dhe është 28-vjeçar, luan balenën blu. Po shkojmë ta çojmë tek një psikolog. Shyqyr që e kapëm se ne e shihnim që ishte çun i ndrojtur dhe kishte probleme familjare. Ishte në nivelin e 40-të na tha.

Për momentin është i shokuar sepse shyqyr e kapëm në kohë se nuk po na tregonte.

Ka nja dy ditë që e shifshim dhe te puna qe kishte hapur adresën e Balenës Blu dhe na dukej e çuditshme sepse vinte me mëngë të gjata në punë.

Nuk e dimë çfarë vizatimi është ky në dorë, por thjesht na tha që i kanë kërkuar të presë dorën dhe të bëjë balenën”, rrëfen miku i tij i punës.

Image
Image