Kelani: Fëmijët që luajtën lojën 'Balena Blue' kishin shenja në trup

Aktuale June 16, 2017 - 17:55

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se loja e quajtur “Balena Blue” ka sjellë gjashtë raste në rajonin e Prishtinës ku fëmijët ishin bërë pjesë e lojës tashmë të rrezikshme.

“Është një temë shqetësuese sidomos për fëmijët të cilët janë pjesë e kësaj loje”.

“Ne e kemi lëshuar një informacion për t’i njoftuar qytetaret se është duke qarkulluar një lojë që ka pasoja për fëmijët”.

“Sot i kemi të raportuara gjashtë raste që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve një rast nga Drenasi dhe tjerat nga Prishtina”.

“Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë  edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë”, ka thënë Kelani në Info Magazine në Klan Kosova.