Haradinaj e harron politikën, ja cilën bjeshkë e vizitoi sot (Foto)

Aktuale June 13, 2017 - 22:52

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, duket se po mundohet të largohet për pak çaste nga stresi i politikës.

Ai sot ka qëndruar për vizitë në Bjeshkët e Gjeravicës, raporton lajmi.net

Gjatë kësaj vizite kryetari i AAK-së ka takuar shumë qytetarë, dhe kryetarin e Junikut, Agron Kuçin.

“Sot në bjeshkët e Gjeravicës bashkë me Kryeministrin, R Haradinaj dhe bashkëqytetarët!”, ka shkruar në facebook kryetari i Junikut.

Koalicioni PAN në zgjedhjet që u mbajtën më 11 qershor dolën të partë, por jo me rezultat që kanë pretenduar në fillim.

Ata kanë siguruar 33.97% të votave deri më tani, duke bërë që të kërkojnë një partnerë koalicioni në mënyrë që ta formojnë qeverinë.

Image