Lunaçek kërkon sa më shpejt formimin e qeverisë së re

Aktuale June 12, 2017 - 16:50

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek iu ka kërkuar partive politike të Kosovës që menjëherë të formojnë një qeveri të re.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë i suksesshëm në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për një kohë të shkurtër. Ne jemi të kënaqur se procesi u zhvillua në një atmosferë të qetë. E inkurajoj vazhdimin e zhvillimit demokratik të Kosovës”, ka thënë Lunaçek.

Ajo ka thënë se e mirëpret rritjen e pjesëmarrjes të komunitetit serb duke e konsideruar si sinjal pozitiv për angazhimin e mëtejshëm në institucionet e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Lunaçek theksoi se politikanët kosovarë duhet të punojnë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të saj.

“Qeveria e ardhshme duhet të jenë të fokusuar në krijimin e kushteve më të mira ekonomike dhe sociale si dhe të punohet me shumë në arsim dhe shëndetësi. Kjo është ajo që kërkojnë qytetarët dhe ne si miq të Kosovës”.

Sipas saj, sa më shpejt duhet të plotësohen dy detyrimet e fundit në rrugën drejt liberalizimit të vizave duke përmendur në veçanti ratifikimin me Malin e Zi.