Hahn: I pranojmë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, por…

Aktuale June 12, 2017 - 14:14

Eurokomesari për Zgjerim Johanes Hahn ka deklaruar se BE-ja i pranon të zgjedhurit e popullit në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, prej tyre pritet të jenë të vetëdijshëm për perspektivën evropiane dhe jetën më të mirë të qytetarëve të Kosovës, raporton portali “Zeri.info”.

Ai ka porositur liderët kosovarë që sa më shpejtë ta formojnë Qeverinë e re.

Rezultatet e parakohshme të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë tregojnë se koalicioni PAN ka arritur të fitoj më së shumti vota, mbi 34 %, mirëpo të pamjaftueshëm për ta formuar qeverinë e re.

Në Bruksel presin rezultatet zyrtare nga zgjedhjet në Kosovë, si dhe raportin nga vëzhguesit e BE-së, i cili pritet të arrij nesër.

Hahn ka deklaruar se pretë që këtë herë qeveria të formohet më shpejtë se në zgjedhjet e vitit 2014, kur partive politike iu deshën disa muaj për formimin e Qeverisë së re. /Zëri