Merkel: Marrëveshja e Parisit për klimën e nevojshme për hir të Tokës Nënë

Aktuale June 02, 2017 - 14:43

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është zotuar se vendi i saj do të vazhdojë të jetë i përkushtuar ndaj marrëveshjes së Paritist për klimën, pas vendimin të presidentit Donald Trump për ta larguar SHBA-në nga akordi, duke thënë se pakti është gur themel i përpjekjeve për ta ndalur ngrohjen globale.

Merkel, njëra nga aktivistet më të forta të paktit global për t’i frenuar emisionet e gazit të cilat e përshpejtojnë ndryshimin klimatik, ka thënë se nuk ka kthim mbrapa nga marrëveshja e cila filloi me protokollin klimatik të Kiotos në vitin 1997 dhe coi në paktin e Parisit në vitin 2015, transmeton Express.

“Vendimi i SHBA-së për t’u larguar nga marrëveshja e Parisit për klimën është për të ardhur keq, dhe kur e them këtë e them në mënyrë shumë të rezervuar,” ka thënë Merkel, duke shtuar se marrëveshja është shumë e nevojshme për ta mbrojtur mjedisin.

“Ne kemi nevojë për marrëveshjen e Parisit për ta ruajtur Krijimin tonë,” ka thënë ajo – një përdorim i rrallë i shëmbëlltyrës fetare nga Merkel, bija e një prifti e cila zakonisht e mban jashtëzakonisht privat fenë e vet.

“Asgjë nuk mund dhe nuk do të na ndalojë neve që ta bëjmë këtë,” ka thënë ajo./Express/