Thaçi pritet me nderime të larta shtetërore në Kroaci (Video)

Aktuale June 01, 2017 - 13:51

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën po takohet në Zagreb, ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Thaçi do të takojë edhe kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit, Gordan Jandrokoviq.