Federata e Sindikatave Shëndetësore faktorizohet në kapacitetin e plotë

Aktuale June 01, 2017 - 13:08

Që nga dita e sotme, Federata e Sindikatave Shëndetësore e Kosovës, është faktorizuar me kapacitete të plota, transmeton “Zeri.info”.

Këtë e ka bërë të ditur Shaip Muja përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit me Blerim Sylën, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Sipas tij, ky  është një lajm i jashtëzakonshëm që tejkalon pritjet e ekspertëve, profesionistëve dhe stafit shëndetësor në nivel vendi, por edhe qytetarët që shëndetësinë e shohin si prioritet nacional.

Postimi i plotë i Mujës:

Nga sot, Federata e Sindikatave Shëndetësore faktorizohet në kapacitetin e plotë

Sot, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, bëhet faktor dhe partner duke u pajtuar se menaxheret në shëndetësi duke filluar nga niveli më i lartë të bëhen në koordinim të përbashkët me Qeverinë në mënyrë që të vendoset dialogu i mirëfilltë.

“Fillimi i Ri” për shëndetësinë.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit me Blerim Sylën, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Ky lajm i jashtëzakonshëm, tejkalon pritjet e ekspertëve, profesionistëve dhe stafit shëndetësor në nivel vendi por edhe qytetarët që shëndetësinë e shohin si prioritet nacional.

Gjendja e shëndetësisë do përmirësuar menjëherë. Rritja e pagave, furnizimi me barna dhe material shpenzues, si dhe investimet kapitale në infrastrukturën shëndetësore janë çelësi i rrugës tonë të mbarë në shëndetësi.

Zotimi i përbashkët sot, se nuk do të ketë asnjë person që i mbaron studimet e mjekësisë që do të mbetet pa punë, përbën aktin madhor të Fillimit të Ri në shëndetësinë e Kosovës.

Mjekët dhe stafi mjekësor, kanë qenë dhe janë heronjtë tanë. Këtë e kemi dëshmuar.

Këtë do ta rikonfirmojmë edhe më 11 Qershor.

Shëndetësi në shërbim të qytetarit, të përgjegjshme dhe dinjitoze.

#FillimiRi