Haradinaj nderohet me titullin 'Misionar i Paqes'

Aktuale June 01, 2017 - 12:50

Kandidati i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK - AAK - Nisma, Ramush Haradinaj ka pranuar titullin “Misionar i Paqes” dhe Medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore, raporton zeri.info.

I nominuari për kryeminstër nga radhët e bllokut PAN, Haradinaj gjatë pranimit të çmimit u shpreh shumë falenderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me ç'rast tha se është nder i madh për të që nderohet me këtë çmim nga së pari vetë njerëzit e vendit dhe amerikanët.

"Është një moment ndryshe sot, është për mua një nder së pari nga njerëzit tonë që ne si shqiptar i kemi rrënjët tona për paqe por për paqe është dashur me luftu. Është jashtëzakonisht e çmuar që kolonel Torno i cili i ka dhënë shumë Amerikës me qenë prezent sot. Kur vjen ky vendim prej Amerike, vetvetiu është më i çmuar sepse i priu Aleancës së Paqes", ka deklaruar Haradinaj.
Sipas tij, Kosova gjithmonë do i qëndroj besnik vlerave që përqon Amerika.

"Ne do të jemi në rrethana tona, besnik të vlerave dhe paqes që i përqon Amerika. Hoolbrok ka bërë shumë për paqen, besoj se nga të arriturat e tij dhe të miat do përfitojmë të gjithë ", ka thënë Haradinaj. Ndryshe, Haradinaj është quajtur edhe Gandi i Ballkanit nga ndarësit e çmimit./Zeri

 

Image