Haradinaj: Pagën minimale do ta bëjmë 200 euro

Aktuale May 29, 2017 - 18:49

Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Ferizaj se nëse merr udhëheqjen e Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, paga minimale në vend do të shënojë rritje.

“Paga minimale do të ngrihet në 200 euro”, ka thënë Haradinaj, në një tubim të AAK’së në Ferizaj.

Haradinaj ka thënë se do të rriten për 30 për qind pagat e shërbyesve publikë, të administratës.

“Pse mund të rriten për 30 për qind? Sepse do të rritet ekonomia”, është shprehur ai, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka paralajmëruar edhe rritje pensionesh, nëse bëhet Kryeministër.

“Do të punojmë edhe për njohjen e stazhit të punës”, ka thënë po ashtu Haradinaj në Ferizaj.