Veseli në Podujevë: Edhe në Llap do të fitojë Fillimi i Ri

Aktuale May 29, 2017 - 16:02

Turin e takimeve me qytetarë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka vazhduar në Podujevë, në atë që deri dikur njihej si bastion i LDK-së.

Ai ka shfaqur para qytetarëve të pranishëm vizionin për qeverisjen e koalicionit PDK-AAK-NISMA, e cila, tha ai, ka vizion dhe lidership për të marrë vendime të guximshme.

"Ka ardh koha për fitoren e Fillimit të Ri edhe në Llap si në gjithë Kosovën", tha Veseli në takim me qytetarët e Podujëvës, transmeton "Zeri.info".

Ky koncept, u shpreh ai, nënkupton një orientim në zhvillimin ekonomik të vendit, me vende pune për rininë në vecanti.

Veseli tha se do të lehtësohen kushtet e punës për bizneset, duke eleminuar shumë barriera të panevojshme që iu janë dalë atyre deri më tash.

Bujqëia është një tjetër sektor që ai e përmendi si prioritet kryesor, ku edhe do të dyfishohet buxheti.

Arsimimi profesional do të jetë një angazhim tjetër theksoi Veseli, për të krijuar kështu kuadro për tregun e punës. /ZËRI/