Specialja sot përgjigjet se a është i pastër kabineti qeveritar i Zaevit

Aktuale May 29, 2017 - 12:33

 

Prokuroria Speciale sot do ti përgjigjet mandatarit Zoran Zaev se a janë të pastër kandidatët e partive për ministra dhe se a janë të përfshirë në bombat e përgjimeve.

Ministrat e rinjë të qeverisë së Maqedonisë do të hyjnë në skanerin e Prokurorisë Speciale. Ata do të verifikohen nga ky institucion nëse janë të përfshirë në afera korruprive apo skandale tjera që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e institucioneve apo detyrës zyrtare.

Këtë e konfimoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimin me mandatarin Zoran Zaev, i cili do ta drejtoj qeverinë e re në katër vitet e ardhshme.

Ahmeti theksoi se Zaev do të verifikojë në institucione pastërtinë e të gjithë ministrave të rinj, përfshirë këtu edhe ata të BDI-së.
Mandatari Zoran Zaev i pyetur nga gazetarët për përbërjen e propozim ministrave të partisë së Ahmeti dhe nëse në mesin e tyre kishte edhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale, tha se nuk e kishte një informacion të tillë dhe se këtë pyetje duhet drejtuar PSP-së.
”Mund kontrolloni, le të jap mendimin e tyre vet Prokuroria Speciale Publike. Përmes tyre mund ta konfirmoni një gjë të tillë. Ju e dini që materialet i dorëzuam për të gjithë”, tha mandatari Zoran Zaev.  Jozyrtarisht dy ministra të BDI-së mund të bijnë në provim te PSP-ja.(INA)