Haradinaj premton fond për investime në sektorin privat

Aktuale May 28, 2017 - 21:29

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në Vushtrri ka premtuar fond për investime në sektorin privat, bizneset e vogla dhe ato të mesme.

Ai ka thënë se roli i bizneseve në Kosovë është jetik.

“Qeveria ime do t’i përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që ato të mund të rrisin dhe zgjerojnë veprimtarinë e tyre – jo vetëm me fjalë, por me vepra. Pikërisht, për këtë do ta krijojmë Fondin për investime për sektorin privat. Përmes këtij Fondi synojmë punësimin, zhvillimin dhe rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në vend”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".

Postimi i plotë i Haradinajt: 
 

Fond për investime për sektorin privat - bizneset e vogla dhe të mesme!

Shumica e punësimeve në Kosovë ndodhë në bizneset e reja, të vogla dhe të mesme, por ato nuk po rriten, nuk po zhvillohen.

Roli i këtyre bizneseve në shtetin tonë është jetik për shkak të rëndësisë që kanë në zhvillimin ekonomik dhe në jetën e përditshme.

Qeveria ime do t’i përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që ato të mund të rrisin dhe zgjerojnë veprimtarinë e tyre – jo vetëm me fjalë, por me vepra.

Pikërisht, për këtë do ta krijojmë Fondin për investime për sektorin privat. Përmes këtij Fondi synojmë punësimin, zhvillimin dhe rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në vend.

Përderisa ne do ta fuqizojmë dhe rrisim sektorin privat dhe do t’u japim mbështetje bizneseve, ne gjithashtu do t’i rrisim pagat në sektorin publik për 30%.

Jemi bërë bashkë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për tu zhvilluar fuqimisht, për të marr vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e sigurt.

#KohapërFillimineRi

RH

Image