Serbisë s'po i pëlqen që Ramush Haradinaj mund të bëhet kryeministër

Aktuale May 28, 2017 - 21:28

Zgjedhja e Ramush Haradinajt si kryeministër do të sillte shqetësime dhe do të mund ta bënte situatën edhe më të vështirë dhe komplekse, ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Sipas tij, ky zhvillim do të bënte që serbët të ndjehen edhe më të pasigurt.

“Si mund të besoni se dikush ka qëllime të mira, kur Haradinaj morri pjesë në krimet e luftës, dhe ka marrë pjesë në vrasjen e njerëzve”, ka thënë Stefanoviq, transmeton lajmi.net

“Serbia ende nuk e di se si do të rrjedhë dialogu nëse Haradinaj do të zgjidhej kryeministër. Kjo pyetje është e vështirë për momentin”, tha ministri i Brendshëm serb.

Stefanoviq foli edhe për Shqipërinë e Madhe, duke thënë se këto retorika janë më shumë parazgjedhore.

“Unë besoj se kjo është retorikë parazgjedhore. Kur kjo thuhet nga Haradinaj, Thaçi apo Rama, është vetëm diçka politike”, tha Stefanoviq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë foli edhe për luftën kundër terrorizmit, duke thënë se Ballkani është duke punuar që radikalizmi të mos ketë vend në këtë zonë.

Image