Ariu rrezikon banorët e Zborcit të Shtimes (VIDEO)

Aktuale May 28, 2017 - 20:39

Një bletar nga Zborci i Shtimes, u dëmtua goxha shumë nga një ari. Ky i fundit ia shkatërroi kosheret, duke e lënë pa mjaltë këtë pranverë.

Fat të njëjtë, ditë me parë pati edhe një bletar tjetër i kësaj ane.

Ata kërkuan nga organet kompetente që t’i dalin në ndihmë që kjo mos të përsëritët.

“Ka ardhë ariu dhe i ka dëmtu dy bletë në tërësi”, tha për Klan Kosovën bletari Shaban Halimi.

Edhe bletët e një bletari tjetër në këtë fshat u dëmtua po nga një ari.

Ruzhdi Shaqiri menjëherë mori masa që të siguroj vendim me tela me energji elektrike që kafshët e egra të mos depërtojnë tek bletët.

“Kam pasë aparatin për mbrojtjen e bletëve prej kafshëve edhe e kam montu. S’ka pasë më problem. Kurse natën e mbrëmshme është sjellë disa herë këtu pari , e ka prekë telin këtu dhe ka ikë”, tha ai.

Dëmi që i është shkaktuar këtij bletari ka vlerën e rreth 900 eurove.

Por bletarët e këtij fshati kanë frikë se ariu mund të bredh përsëri në këtë vend.

“Është egërsisë e fuqishme dhe nuk dihen veprimet e saj mirëpo po shihet që është e rrezikshme”, tha ai.

Tani bletarët e këtij fshati po kërkojnë nga organet kompetente që të marrin masa e të kujdesen që të parandalohen dëmet e tjera.