BE-ja sjell vëzhguesit e zgjedhjeve në Kosovë (FOTO)

Aktuale May 28, 2017 - 20:34

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 11 qershorit kanë arritur në Kosovë.

Në kryeqytetin e vendit sot janë parë automjete me mbishkrimin "Bashkimi Evropian - Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve - Kosovë 2017".

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë ardhur në vend pasi KQZ dy javë më parë ka miratuar me unanimitet memorandumin e bashkëpunimit me BE'në për vëzhgimin e zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.

Pritet që Bashkimi Evropian të angazhojë rreth 100 vëzhgues të procesit zgjedhor në Kosovë.

“KQZ ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe presim që të kemi 100 vëzhgues vetëm nga Bashkimi Evropian, të cilët do të jenë prezent për të përcjellë procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, por edhe me herët, gjatë përgatitjeve për ditën e zgjedhjeve", ka thënë ditë më parë për REL zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi.

Vëzhgues të zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian kishte kërkuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën kur kishte shpallur datën e zgjedhjeve.

Vëzhguesit nga BE'ja kanë bërë edhe monitorimin e zgjedhjeve të kaluara në Kosovë.

Image

Image