Detaje të pazbuluara më parë se si u arrit koalicioni PDK-AAK-Nisma (Video)

Aktuale May 28, 2017 - 20:16

Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj ndërtuan një koalicion të madh parazgjedhor, në përgjigje ndaj LDK-së dhe Pacollit të cilët lidhën një marrëveshje koalicioni po aq të befasishëm sa ky i fundit.

Të paktën që prej vitit 2010 kishte pasur negociata dhe përpjekje për ta bërë bashkë atë që quhet “Krahu i Luftës”, por kishte qenë e pamundur.

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari “Trilleri i 11 qershorit”.

Në këtë dokumentar, Zona Express fokusohet në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, koalicionet, prognozat dhe befasitë që mund të sjell ky proces.

Si u bë që tre prej eksponentëve kryesorë të luftës, të shpërndarë në tri parti të ndryshme, vendosën që të bëhen bashkë për pak orë dhe ta harrojnë periudhën e tyre të gjatë të ngatërresave?

Zona Express sjell sonte detaje ekskluzive se si u arrit koalicioni PDK-AAK-NISMA.

Mësoni këto detaje në videon më poshtë: