Veseli në Pejë: Kosova ka nevojë për orientim të pastër kah perëndimi

Aktuale May 28, 2017 - 17:38

Në një tubim në qytetin e Pejës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shpalosur platformën e  “Fillimit të Ri”.

Ai tha se fjala kryesore e këtij koncepti është orientimi kah zhvillimi ekonomik.

Ai po ashtu tha se do të ketë një përkrahje të madhe për rininë dhe gratë.

Një orientim i madh, tha ai, do të jetë edhe bujqësia për të forcuar prodhimin vendor.

Sipas Veselit, kjo do të bëhet duke rritur buxhetin në 120 milionë euro në vit, transmeton "Zeri.info".

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe dy investitorë gjermanë në Kosovë. Veseli i falënderoi ata dhe i ftoi që të thirrin edhe investitorë tjerë gjermanë në Kosovë.

“Kosova ka nevojë për investitorë gjermanë, ka nevojë për shpirtin e ndërmarrësisë gjermane dhe perëndimore”, ka thënë ai.