Hoti: Do të fitojmë më 11 qershor

Aktuale May 28, 2017 - 15:41

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se ashtu sikur LDK’ja e mundi AAK’në dhe të tjerët në vitin 2013 për pushtet lokal,  ashtu do të fitojnë ndaj koalicionit PDK-AAK Nisma më 11 qershor.

Hoti tha se brenda dy viteve, kur do të jetë kryeministër, buxheti i shtetit do të jetë 3 miliardë euro, kurse në periudhën katërvjeçare pesë miliardë.

Hoti po qëndron në Pejë, ku edhe i dha këto deklarata. Më herët kandidati i LDK’së foli për programin për gratë e Kosovës, për të cilat tha se do të përkrahen. Siç shpjegoi Hoti, për gratë që punojnë, pas lindjes do të kenë pushim 12 muajsh, ndërkohë që ato që janë të papunësuara, do të marrin për 1 vit gjysmën e pagës minimale./gazetametro.net