Veseli flet për flamujt – atë kombëtar dhe atë të Kosovës

Aktuale May 27, 2017 - 22:56

Në mesin e shumë pyetjeve të cilat i janë bërë kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në “Xing me Ermalin”, nuk mungoi edhe ajo për Flamurin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Shumë njerëz u zhgënjyen me dizajnimin e flamurit të kaltër me gjashtë yje, e pikërisht për këtë Ermal Mamaqi pyeti Kadri Veseli se cili është mendimi i tij për këtë flamur.

“Flamuri im kombëtar është flamuri shqiptar, flamuri im shtetëror është flamuri i Kosovës”.

“Më vjen rënd ta vë veten dhe të tjerët në kësi paralelizma”.

“Rreth 2000 heronj të Kosovës e kanë mbështjell veten gjatë luftës së fundit në Kosovë me flamurin kombëtar”, përfundoi Veseli.