Limaj: PDK-AAK-Nisma i ofrojnë vendit një qeveri reformatore

Aktuale May 27, 2017 - 22:21

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj është i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministri i cili do të ndryshoj mënyrën e qeverisjes.

Thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i ofrojë vendit një mënyrë të re të Qeverisjes.

“Është një mundësi e artë që përmes një Qeverie reformatore ta përgatit vendin drejt zhvillimeve dhe sfidave të reja’, tha Limaj për televizionin publik.

Thotë se janë të bindur në besimin që i kanë dhënë Haradinaj për Kryeministër të vendit.

“Ne presim që Haradinaj të jetë në krye të një qeverie reformatore për t’i dhënë një rrugë tjetër vendit’, theksoi Limaj.

Koalicioni i madh mes PDK'së, AAK'së dhe Nismës është arritur pak minuta para se të përfundojë afati zyrtar i KQZ'së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Përveç koalicionit me AAK'në dhe Nismën, PDK'ja ka arritur marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Zgjedhjet do të mbahen me 11 qershor.