Refiqe Tërnava uron fillimin e Muajit të Ramazanit

Aktuale May 26, 2017 - 21:52

Refiqe Tërnava, vajza e Naim Tërnavës, si dhe kandidatja për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, përmes një postimi në rrjetin e saj social “facebook”, ka uruar besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar vëllezër e motra,

Nesër është dita e parë e muajit të shenjtë Ramazan. Besimtarët anekënd globit fillojnë me agjërim, prandaj shfrytëzoj rastin t'ju uroj të gjithëve, e sidomos besimtarëve të besimit islam në Kosovë, por edhe kudo që ata gjenden në mërgatën shqiptare, për këtë muaj të bekuar, duke e lutur Zotin e Madherishëm për agjërim të lehtë e të pranuar!

Kësaj radhe, miq të mi, ju drejtohem me këtë urim edhe si kandidate e mundshme për Parlamentin e Kosovës. Uroj që të kemi fushatë të qetë, dhe që të gjithë t'i gëzohemi rezultatit të 11 qershorit!