Presidenti Thaçi viziton shkollën e tij në vendlindje (Video)

Aktuale May 26, 2017 - 20:29

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar sot Burojën, vendlindjen e tij.

Thaçi në rrjetin social Facebook ka treguar se vizitoi fshatin Burojë, ku ka takuar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore të këtij fshati, me rastin e përfundimit të vitit shkollor.

Si gjithmonë ndjenjë e veçantë sa herë takoj mësimdhënësit dhe nxënësit në vendlindjen time, në shkollën "Abedin Rexha" në Burojë”, ka shkruar ai.

“Nxënësit dhe arsimtarët i urova për përfundimin me sukses të vitit shkollor 2016/17. Vetëm me një edukim cilësor hapim rrugë për zhvillim ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar me tej Thaçi.