Serbët e Kosovës s’kanë fuqi ta bllokojnë krijimin e qeverisë

Aktuale May 25, 2017 - 22:27

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, njëherësh edhe profesor i së drejtës Kushtetuese, thotë se serbët nuk kanë fuqi juridike ta bllokojnë krijimin e qeverisë së re në Kosovë.

Ndonëse deputetët serb kanë 10 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, të njëjtit munden edhe të mbesin jashtë ekzekutivit.

“Çështja e së drejtës është alternative. Mund ta shfrytëzosh, gëzosh por mund edhe mos ta shfrytëzosh. Të drejtat janë dispozitave dhe janë për komunitetet ose individin, pra edhe të komunitetit serbë. Por, domosdoshmërisht qeveria s’e ka me çdo kusht që t’i merr komunitetet nëse këta të fundit nuk dëshirojnë t’i bashkohen dhe nuk njohin institucionet”, është shprehur ai për “Indeksonline”.

Ndërsa, Baraliu shpjegon se për komunitet pakicë, që janë 20, dispozitat ligjore parashohin privilegje në përbërje të qeverisë së re. “Ata do ta kenë një zv/kryeminsitër, ministri të caktuar si dhe zv/ministra. Pra, po është e paraparë me Kushtetutë që çdo qeveri e shumicës të ketë në kuadrin e saj edhe përfaqësues të komunitetit pakicë”, ka thënë ai.

Ndryshe, në Kushtetutën e Republikës, respektivisht në nenin 64,  thuhet se Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Ndër të tjera, aty thuhet se vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin.

“Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet prej njëqind e njëzet vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon: (1) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) vende të garantuara, në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë.