Adem Mikullovci përplaset me Milaim Zekën: Po e akuzon VV-në për rrugaçëri, vet po përdor gjuhë rrugaçi

Aktuale May 25, 2017 - 22:08

Kandidati për deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci ka argumentuar ashpër me kandidatin për deputet të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka.

Në Televzionin Klan Kosova, Zeka ka akuzuar rëndë Vetëvendosjen, duke i quajtur anëtarët e saj “rrugaqë, anarkistë, njerëz që thyejnë xhama” e që shkaktojnë probleme të tjera, shkruan Periskopi.

I ashpër ka qenë Mikullovci ndaj Zekës, duke thënë se nuk e lejon Zekën t’i drejtohet me këtë gjuhë derisa ai është i pranishëm në studio.

Madje, Mikullovci tha se nëse vazhdon me këtë gjuhë Zeka, mund ta lëshojë edhe emisionin.

“Milaim, kur unë jam këtu nuk pranoj këso bisede. Ti që po e akuzon VV-në për rrugaçëri, pikërisht ti po përdor gjuhë rrugaçi”, ka thënë Mikullovci, i irrituar nga Zeka.

Më pas, Mikullovci iu drejtua Zekës duke i thënë “Vetëvendosje është e fortë dhe nuk mundeni me ndal në asnjë mënyrë.”