Kuçi: Vetëvendosja mund t'i duhet Kosovës vetëm si opozitë

Aktuale May 25, 2017 - 20:52

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka treguar se Levizja Vetëvendsoje me demagogjin e tyre nuk po arrinë që të jenë të gatshëm për ta udhëhequr Kosovën.

Ai më tej ka thënë se  Lëvizja Vetëvendosje mund ti duhet shtetit të Kosovës duke qëndruar vetëm si opozitë.

"Demagogjia shterpe e zyrtarëve të Vetëvendosjes, flet mjaftueshëm për mosgatishmërinë e tyre për t'a udhëhequr Kosovën. Ata parapëlqejnë vetëm të flasin e të moralizojnë, por jo edhe të punojnë. Lëvizje të tilla mund t'i duhen Kosovës, vetëm si opozitë.

Ramush Haradinaj nuk ka kohë për demagogji, pasi vendi ka nevojë për punë dhe zhvillim. Është koha të punojmë dhe duhet të veprojmë me shpejtësi.

Të nderuar qytetarë të Kosovës, pres nga ju që të bëheni pjesë e kësaj gare për të mposhtur ngecjen dhe shkatërrimin, për t'i dhënë vulën finale projektit tonë zhvillimor dhe vizionit të kryeministrit energjik, Ramush Haradinaj.

B.K

#KaArdhëKoha #PërShtetTëVërtetë", ka thënë Kuçi.