Veseli: Kosova meriton vendimmarrje kushtuar të rinjve

Aktuale May 24, 2017 - 13:17

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadi Veseli ka qëndruar sot për vizitë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Atje ai bashkë me disa bashkëpartik është takuar me një grup studentësh.

“Kosova, me popullatën më të re evropiane, meriton vendim-marrje kushtuar të rinjve. Guximi, shpejtësia dhe dashuria ndaj atdheut janë tipare të rinisë sonë, ndërsa ne do ta sigurojmë një Fillim të Ri për fuqizimin e të rinjve në ekonominë dhe shoqërinë tonë”.

“Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot hasa në entuziazëm të pashoq te studentët tanë – një dëshmi e dëshirës së flaktë për një Fillim të Ri. #FillimiRi“, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Klan Kosova