Molliqaj: Dy aeroplanë me bashkatdhetarë do vijnë nga Zvicra për të votuar

Aktuale May 23, 2017 - 13:26

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kjo Lëvizje është mobilizuar që të sjell bashkatdhetarët nga shtete të ndryshme të Evropës për të votuar më 11 qershor, raporton “Zeri.info”.

Molliaj ka bërë të ditur se të gjitha këto organizime janë bërë në baza vullnetare dhe individuale.

Ai në konferencë për medie ka thënë se gjatë ditës së ardhshme do të bëhen publike edhe biletat se kur do të vijnë bashkatdhetarët dhe sa di të qëndrojnë në Kosovë, raporton “Zeri.info”

“Është organizim në baza vullnetare dhe të iniciativës individuale. Shumë shpejt Vetëvendosje do të bëjë publike edhe biletat se kur do të vijnë ata dhe sa di të qëndrojnë. Ndërkohë po ashtu janë lajmëruar edhe dhjetëra autobus nga Gjermania që janë organizuar për të ardhur për të votuar. Organizime ka edhe nga Anglia, Belgjika, Skandinavia etj”, deklaroi ndër të tjerash Molliqaj. /ZËRI/