Kurti reagon pas sulmit tragjik në Manchester

Aktuale May 23, 2017 - 12:19

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit tragjik në Manchester nga i cili mbeten të vdekur 22 persona.Kurti përmës një statusi në “Facebook” ka shprehur përkrahjen e pakushtëzuar të Kosovës karshi popullit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ja postimi i tij i plotë :

Sot bota u zgjua me lajmin tragjik të sulmit në Manchester. Ngushëllimi e solidarizimi ynë shkon i gjithi për familjarët e viktimave. Urojmë shërimin e shpejtë të të lënduarve, dhe shpresojmë që të ndalen ngjarjet e tilla. Popullit dhe institucioneve të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ambasadorit O'Connell, iu ofrojmë mbështetjen tonë të plotë, si vend e popull mik e aleat i rëndësishëm i Kosovës e i shqiptarëve