Sulm me automatik në drejtim të zyrave të PDK-së në Skenderaj

Aktuale May 23, 2017 - 11:25

Korrospodenti i gazetës “Zëri” nga Skenderaj ka konfirmuar se Policia e Kosovës është duke i bërë ekzaminimet tek zyrat e PDK-së në Skenderaj, ku sot rreth orës 03:00 është gjuajtur me armë automatike.

Sipas burimeve Brenda Policisë, vetëm një plumb I automatikut ka përfunduar tek zyrat e PDK-së, pasi që është gjuajtur nga rruga, derisa zyrat ndodhen në katin e dytë. Gazeta “Zëri” do t’iu mbaj të informuar për këtë rast.

Përndryshe, portalet kanë njoftuar se sulmi mund të ndërlidhet për shkak të pakënaqësive me listat e kandidatëve për deputetë nga Skendraj. /Zëri/