Veseli ngushëllon familjarët e viktimave në Manchester

Aktuale May 23, 2017 - 09:51

Kryetari i Kuvendit të Kosovës në largim dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar famijet e viktimave pas sulmit të mbrëmshëm në “Manchester Arena” me të përfunduar koncerti i këngëtares amerikane, Ariana Grande.

“Jam i tronditur nga lajmi për sulmin barbar në #Manchester. Ngushëlime familjes, ne lutemi për ju dhe për më të dashurit tuaj. Terrorizmi nuk mund të fitojë, nuk do të fitojë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Twitter. Mediet britanike raportojnë për 22 të vdekur dhe 59 të plagosur.