Thaçi: I tronditur me sulmin në Manchester

Aktuale May 23, 2017 - 09:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i tronditur me sulmin e mbrëmshëm të ndodhur në Manchester.

“I tronditur me sulmin në Manchester. I tmerrshëm dhe i drejtuar kah pjesa më e cenueshme e shoqërisë. Kosova është me Qeverinë dhe popullin britanik”, ka shkruar Thaçi në Twitter,

Në këtë sulm, sipas deklaratave të fundit të Policisë britanike, kanë mbetur të vdekur së paku 22 persona, ndërsa të lënduar janë rreth 60 të tjerë. Në mesin e të viktimave ka edhe fëmijë.