Hoxhaj frymëzohet me 'diplomaci çaji' (Foto)

Aktuale May 22, 2017 - 22:46

Ministri në largim i Punëve të Jashtëm, njëherësh edhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me shokët e studimeve në gjellëtore, duket të jetë frymëzuar nga “diplomacia e çajit”.

Në një takim me përkrahës të PDK-së, Hoxhaj ka publikuar fotografitë ku shihet duke pirë çajin e zi tradicional.

Madje, Hoxhaj në postimin e tij ka treguar se sipas tij nuk ka më të mirë se çaji për ta mbajtur koncentrimin në fushatën dinamike që po zhvillon partia e tij.

“Asgjë më i mirë se çaji për ta mbajtur formën dhe koncentrimin në fushatën dinamike të PDK-së nëpër Kosovë. Në Prizren me shumë përkrahës të Fillimit të Ri patëm një bisedë shumë të këndshme ndërkohë që shijonim çajin e shijshëm të këtij qyteti”, shkruan Hoxhaj në faqen e tij në Facebook, transmeton "Zeri.info".

Ndryshe, jemi mësuar që Hoxhajn ta shohim nëpër pallate qeveritare e mbretërore në vende të ndryshme të botës, derisa bën punën e tij si ministër i Jashtëm i vendit duke lobuar për njohje.