Krasniqi: Zhvillimi ekonomik, fokus i programit të LDK-së

Aktuale May 22, 2017 - 22:29

Besnik Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se programi i tyre për mandatin e ardhshëm qeverisës ka për qëllim zhvillimin ekonomik.

Veç tjerash Krasniqi tha se tjetër pikë kyçe që duhet të punohet është zhvillimi i sektoreve të tjera, sic është ai privat për të zgjidhur problemet sociale.

”Fokusi i programit tonë do të jetë zhvillimi ekonomik. Zhvillim të sektorit privat sidomos në industrinë që kanë përparësi konkurruese”, tha Krasniqi në edicionin special Magazina Zgjedhore në Klan Kosova.

”Vlen të theksohet bujqësia si një nga shtyllat kryesore, planifikohet rritja e buxhetit në bujqësi”.

”Zhvillim do të bëjmë edhe në sektorët e tjerë. Në kuadër të arsimit planifikojmë të rrisim cilësinë. Të promovojmë më shumë mësimin dual ku nxënësit dhe studentët të kalojnë kohën më të madhenë praktikë. Të gjitha programet që shpalosim i takojnë nevojave të tregut të punës. Përmes sektorit privat, do të zvogëlojmë problemet sociale”, tha ai.