Beqaj: Vetëvendosje është konfuze

Aktuale May 22, 2017 - 22:25

Besim Beqaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se Lëvizja Vetëvendosje është shumë konfuze në qëndrimet e saj.

“Vetëvendosje është konfuze tërë kohën”, pohoi Beqaj.

Madje ai shtoi se “qytetarët janë lodhur me përrallat e Vetëvendosjes”.

Ndërsa atij i është kundërpërgjigjur, Dardan Sejdiu, nga Vetëvendosje, i cili ka thënë se është i befasuar si flet kështu dikush që vjen nga një parti që tash e sa vjet është në qeveri.

“Një njeri po të zgjohej sot nga koma do mendonte se PDK-ja kurrë s’ka qenë në qeveri, por në fakt PDK është tash e sa vjet duke qeverisur”.